75 Mall Live Search
16:55 / E Mërkurë, 13 Korrik 2022 / OSH

Digjet një kamion në autostradën “Arbën Xhaferi”, bllokohet trafiku

Një kamion ka marrë flakë para pak minutash në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër daljes në Ferizaj.

Sipas fotografive që ka siguruar IndeksOnline tymi është shpërndarë me të madhe teksa zjarrëfiksit po mundohen ta ndalin zjarrin.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe Policia e Kosovës.

Si pasojë e kësaj janë krijuar kolona të mëdha në këtë segment rrugor.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.