12:39 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / AR

Digjet një kamion në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një kamion në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Në pamjet e publikuara shohim teksa kamioni është duke u djegur, raporton Indeksonline.

Rasti për Indeksoline është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai njoftoi se si pasojë e kësaj nuk është lënduar askush.

“Rreth orës 12:00, është raportuar se  në magjistralen Prishtinë – Ferizaj një kamion është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për të lënduar, përderisa po  trajtohen rrethanat e ngjarjes”.