75 Mall Live Search
13:05 / E Mërkurë, 08 Prill 2026 / H F

Digjet një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Mesditën e së mërkurës një kamion është përfshirë nga flakët, në magjistralen Prishtinë- Prizren, më konkretisht në Duhël.

Për  rastin, detaje ka dhënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Një kamion është përfshirë nga flakët në Duhël. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Për rastin në fjalë është njoftuar policia si edhe zjarrëfikësisht të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Bytyqi për IndeksOnline.

Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë./IndeksOnline/