75 Mall Live Search
12:52 / E Diele, 19 Maj 2024 / Gj. Sh

Digjet një kontejner në kryeqytet, reagon Komuna e Prishtinës: Së bashku me Policinë do t’i gjejmë autorët

 Mëngjesin e sotëm është djegur një kontejner në kryeqytet.

Pas njoftimit, zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë duke eliminuar djegien e kontejnerëve tjerë.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë, do të kujdesen që të zbardhin këtë rast, dhe t’i gjejnë autorët në mënyrë që ti gjobitin.

Njoftimi i plotë

Sot në mëngjes është djegur një kontejner në kryeqytet. Fatmirësisht qytetarët kanë lajmëruar zjarrfikësit, të cilët menjëherë i janë përgjigjur thirrjes duke shuar zjarrin dhe eliminuar djegjen e kontejnerëve tjerë, dhe ndoshta më të keqes, objektit.

Ju lutemi qytetarë, keni kujdes MOS I DJEGNI KONTEJNERËT!

Kryeqyteti në bashkëpunim me policinë do të kujdesen që të gjejnë autorët e mundshëm dhe të gjobiten në bazë të rregullores në zbatim. /IndeksOnline/