Digjet një objekt në Prizren

Një objekt në Prizren është përfshirë dje nga zjarri.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Leskovec, rreth orës 15:30.
Objekti në fjalë thuhet të ketë qenë jashtë funksionit.
Policia bën me dije që në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante, ato të zjarrfikësve, eksperti i zjarreve dhe zyrtarët nga drejtoria e emergjencave në Prizren.
“Zjarrin e kanë fikur njësitë e zjarrfikësve dhe si pasojë e zjarrit objekti është dëmtuar” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është duke u hetuar.