Digjet një objekt në QKUK (Video/foto)

Një objekt është kapluar nga zjarri pasditen e sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Zjarri ka shpërthyer në një barakë e cila ende nuk dihet se për çfarë shërben.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje të zjarrit i cili ka shkaktuar dëme materiale ndërsa nuk është njoftuar për persona të lënduar.
Nga zjarri është rrezikuar edhe klinika e pulmologjisë.
Policia ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa aty pritet të dal njësiti i zjarrfikësve.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar për rastin…