75 Mall Live Search
23:11 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Digjet një person brenda veturës në Skenderaj

Rreth orës 19.00 është raportuar për një veturë të djegur në Skenderaj, konkretisht në fshatin Prekaz i Epërm.

Brenda veturës së djegur është gjetur edhe një viktimë.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Po, rreth orës 19.00 kemi pranuar informatën për një veturë të djegur në fshatin Prekaz i Epërm. Pas shiqimeve brenda veturës së djegur është edhe një viktime gjinia e së cilës ende nuk dihet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e fushave përkatëse për të hetuar rastin në fjalë”, ka thënë Zaiti për Indeksonline.

Policia dhe prokuroria është në vendin e ngjarjes duke hetuar rastin./Indeksonline/

Foto ilustrim