75 Mall Live Search
11:01 / E Enjte, 17 Mars 2022 / k.v

Digjet një resort në Gjilan/ Zjarrfikësit rrezikuan jetën pasi që brenda kishte edhe boca gazi (Video)

Një resort te vendi i quajtur ‘Maja e Zezë’ në Gjilan është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë lokalizuar zjarrin, shkruan IndeksOnline.

Sipas zjarrfikësve, njoftimin e kishin pranuar rreth orës 05:30 dhe menjëherë kishin dalë në vendngjarje.

Ata thonë se kanë rrezikuar jetën pasi që kanë hasur në shumë boca gazi , por për fat të mirë asnjë nuk ka eksploduar./IndeksOnline/