75 Mall Live Search
09:16 / E Hënë, 14 Mars 2022 / MSH

Digjet një restorant në Stanqiq të Gjilanit

Në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, policia ka marrë informatën për djegien e një restoranti në fshatin Stanqiq të Gjilanit.

Sipas policisë, ankuesi ka raportuar se është djegur në tërësi restoranti i tij.

Njësitët relevante dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë masat e nevojshme.

“Sipas ankuesit, dëmet janë të konsiderueshme” thuhet në njoftimin e policisë.