Digjet një shtëpi afër Mitrovicës, policia evakuuan banorët përreth

Njësitet policore pas pranimit të informatës se është duke u djegur një shtëpi në Kçiq të Madh të Mitrovicës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar banorët përreth, ndërsa njësia e zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin, transmeton IndeksOnline.
Policia ka bërë të ditur se të lënduar nuk ka, ndërsa lidhur me rastin, është shoqëruar një person si i dyshuar, i cili pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Sipas policisë rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 13:00, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është hapur si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm./IndeksOnline/