Digjet një shtëpi në Deçan, policia po heton rastin
Një tjetër shtëpi është përfshirë nga flakët në një fshat të Deçanit. Sipas lexuesve të Indeksonline rasti ka ndodhur në fshatin Lebush.

Poashtu mësohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës. Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin në fjalë.
Kujtojmë faktin se një tjetër shtëpi në orët e mbrëmjes është djegur edhe në Drenas. /Indeksonline/