Digjet një shtëpi në Gjilan

Është përfshirë nga flakët një shtëpi dje në Gjilan.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Zekeria Cana” rreth orës 10:21.
Ankuesi kishte raportuar se shtëpia e tij po digjej, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve.
Zjarri është shuar dhe ka pasur vetëm dëme materiale.
Rasti akoma është duke u hetuar, teksa nuk dihen për shkaqet e ndezjes së së zjarrit.