10:30 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Digjet një shtëpi në Gllogoc

Një grua nga Gllogoci ka raportuar në Polici se në rrethana të panjohura shtëpia e saj është përfshirë nga zjarri.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vetë ankuesja e cila ka pranuar trajtim mjekësor./Indeksonline/