75 Mall Live Search
22:45 / E Martë, 22 Korrik 2025 / Burim

Digjet një shtëpi në Hodonoc të Kamenicës, policia jep detaje

Një rast i zjarrit ka ndodhur sot në fshatin Hodonoc të Kamenicës.

Atje, nga flakët u përfshi një shtëpi, e fatmirësisht askush nuk u lëndua.

Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Rasti ka ndodh në orët e pas ditës së sotme. Në vend të ngjarjes menjëherë ka në dalë njësitet e policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit”, tha Hashai.

Ai ka bërë të ditur se përveç dëmëve materiale nuk ka asnjë të lënduar.

“Zjarri është lokalizuar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ekspertët e zjarrfikësve do ta japin një raport se si ka ardhë deri te zjarri. Fatmirësisht persona të lënduar nuk ka pas”, ka thënë Hashani. /IndeksOnline/