Digjet një shtëpi në Kishnapole të Gjilanit

Një shtëpi është djegur në orët e hershme të mengjesit të djeshëm.
Sipas policisë, një ankues kishte raportuar se shtëpia po digjej në fshatin Kishnapole të Gjilanit, transmeton Indeksonline.
Policia bashkë me zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është shuar.
Policia njofton se nuk ka të lënduar nga ky incident.
Rasti është duke u hetuar.