Digjet një shtëpi në Klinë
Policia raporton se një ankues ka njoftuar se është duke iu djegur shtëpia, ku si pasojë e zjarrit lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe ata janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve dhe njësitet e tjera përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti është në procedurë të rregullt.