75 Mall Live Search
09:25 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / MSH

Digjet një shtëpi në Mitrovicë, pronari gjendet jashtë vendit

Një shtëpi në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 04:55.

Policia bën të ditur se pronari i shtëpisë, mashkull kosovar, gjendet jashtë vendit.

Sipas njoftimit policor, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale.

Njësitet relevante të policisë dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Rasti i iniciuar si “Zjarrvënie” është duke u hetuar nga njësitet hetimore.