Digjet një shtëpi në Tenezhdoll të Prishtinës

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri pasditën e sotme.
Rast ka ndodhur në fshatin Tenezhdoll të Komunës së Prishtinës, shkruan IndeksOnline.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se zjarri është përhapur me shpejtësi në hapësirë të konsiderueshme të shtëpisë. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante të policisë dhe të zjarrfikësve.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky incident, sakaq nuk dihen as shkaqet e zjarrit.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: