13:28 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Digjet një shtëpi, në Vitomiricë

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Vitomiricë të Pejës.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga djegia e shtëpisë.

Për rastin janë lajmëruar organet e sigurisë, të cilat janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Nuk është raportuar për të lënduar as për shkaktarin e zjarrit./IndeksOnline/