Digjet një shtëpi në Vlorë, vdes 71 vjeçari që jetonte vetëm në të

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Osman Haxhiu.
Sipas abcnews, ka humbur jetën një person që ndodhej brenda banesës.
Bëhet fjalë për një person i moshës rreth 71 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë.
“Ndodhemi në vendin e ngjarjes, aty ku një 71-vjeçar ka humbur jetën. Dyshohet se zjarri të ketë qenë aksidental. Ishte i vetëm. 71-vjeçari jetonte prej disa kohësh në këtë banesë, pasi ishte i pastrehë. Nuk mundi të dale, është asfiksuar. Mbetet për t’u konfirmuar identiteti i 71-vjeçarit. Dyshimet e para janë nga asfiksimi për shkak të zjarrit”, shkruan abcnews.