75 Mall Live Search
10:39 / E Mërkurë, 25 Janar 2023 / L K

Digjet një shtëpi në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtëpi në Zubin Potok është përfshirë nga zjarri, ndërsa shkaqet ende janë të panjohura.

Rasti ka ndodhur dje gjatë natës dhe është duke u hetuar

“Është raportuar se shtëpia e viktimës mashkull kosovar për shkaqe ende të panjohur ishte përfshi nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton IndeksOnline.