Digjet një shtëpi që dikur shërbente si shtypshkronjë në Uglar të Zubin Potokut

Policia ka njoftuar se sot kanë marrë infomacione për një zjarr që kishte përfshirë një shtëpi në Uglar të Zubin Potokut.
“Më datë 17.08.2025, rreth orës 04:30, Policia ka pranuar informacion për një zjarr që kishte përfshirë një objekt (shtëpi) në fshatin Uglar të Zubin Potokut. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitë e zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.”
Zjarri kishte përfshirë një kat të shtëpisë që më parë shërbente si shtypshkronjë.
Nuk raportohet për të lënduar.