75 Mall Live Search
08:07 / E Mërkurë, 15 Janar 2020 / indeksADMonline

Digjet një veturë afër komunës së Prishtinës

Në orët e hershme të së mërkurës një veturë e tipit “Picap” është djegur, shkruan IndeksOnline.

Në bazë të fotografive që ka siguruar IndeksOnline shihet se në rrugën kryesore në “UÇK” një veturë ka marrë flakë.

Sipas të dhënave në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrëfikësit që të lokalizojnë zjarrin.

Ndërsa në fotografi shihet se është përhapur tym i madh.

Si pasojë e kësaj janë krijuar kolona të gjata në këtë pjesë të Prishtinës./IndeksOnline/