75 Mall Live Search
18:08 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Digjet një veturë e tipit BMW në Veternik

Në lagjen Veternik në Prishtinë, është djegur një veturë.

Siç shihet në video, vetura ka qenë e pozicionuar para qendrës tregtare “Albi Mall”.

Lexues të IndeksOnline, të cilët edhe kanë dërguar videon, kanë treguar se vetura në fjalë është e tipit BMW x1.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për IndeksOnline, se lidhur me rastin nuk ka raportime nëse ka persona të lënduar, derisa shton se organet kompetente po merren me rastin.

“Rreth ores 17:30, ne Veternik afer rrethit ku jane ne proces disa punime, eshte raportuar se nje automjet e ka kapluar zjarri. Njesitet policore dhe ato te zjarrfikësve iu kane pergjigjur thirrjes dhe jane duke u marr me rastin. Deri ne keto momente nuk ka pas raportime per ndonje person te lenduar perderisa per detaje tjera dhe shkaqet qe mund ta kene shkaktuar zjarrin do te njoftoheni nga kompetentet pas procedurave te nevojshme”, tha Hoxha.

Video: