75 Mall Live Search
08:23 / E Enjte, 09 Janar 2025 / MSH

Digjet një veturë në “Aktash” të Prishtinës (video)

Një veturë ka marrë flakë mbrëmë pas mesnate, në Prishtinë.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Dubrovniku”, në lagjen “Aktash”.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet zjarri që sa shkon dhe përhapet në veturë.

I menjëhershëm ishte intervenimi i zjarrfikësve, të cilët shuan zjarrin për pak sekonda.

Shkaqet e këtij incidenti nuk dihen akoma.

Më poshtë pamje: