15:28 / E Shtunë, 21 Maj 2022 / MSH

Digjet një veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”, shkaktohen kolona të gjata

Një veturë është duke u djegur në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Incidenti ka ndodhur në kilometrin e 5-të në drejtimin Prishtinë-Shkup, raporton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante me rastin, teksa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky zjarr.

Për shak të sigurisë, policia ka bllokuar qarkullimin deri në evidentimin e zjarrit, gjë që ka shkaktuar kolona të gjata./Indeksonline/