19:03 / E Shtunë, 21 Tetor 2023 / MSH

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova” (VIDEO)

Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Rasti ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, më saktësisht në Malishevë.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se vetura është djegur pothuajse e tëra.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të Policisë së Kosovës, teksa akoma nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: