Digjet një veturë në “Bregun e diellit”, dyshohet se është zjarrëvënie e qëllimshme

Një veturë është djegur në lagjen “Bregu i diellit” në Prishtinë.
Siç mëson IndeksOnline dyshohet se zjarrëvenia ka qenë e qëllimshme.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin./IndeksOnline/