75 Mall Live Search
09:27 / E Premte, 25 Tetor 2024 / k.v

Digjet një veturë në Ferizaj, policia nis hetimet

Një veturë është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar, transmeton IndeksOnline.

“Është raportuar se zjarri ka përfshirë veturën e një mashkulli. Lidhur me rastin njësitë relevante policore si edhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë arritur ta fiknin zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është në procedurë hetimore./IndeksOnline/