75 Mall Live Search
23:20 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Digjet një veturë në fshatin Gllamnik

Në orët e vona të së hënës në fshatin Gllamnik të Podujevës një veturë e tipit ‘Alfa Romeo’ është kapluar nga flakët.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Policia është paraqitur në vendin e ngjarjes, ku po e heton rastin./Indeksonline/