75 Mall Live Search
21:05 / E Premte, 25 Gusht 2023 / MSH

Digjet një veturë në Kalabri të Prishtinës

Një veturë në Prishtinë është përfshirë e tëra nga zjarri.

Indeksonline raporton se rasti ka ndodhur pak më parë në lagjën Kalabria, e njohur ndryshe edhe si Emshir.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet relevante të Policisë.

Akoma nuk dihet nëse veturës i është vënë zjarri me qëllim apo jo dhe nëse ka të lënduar nga ky incident.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes.