Digjet një veturë në magjistralen Suharekë-Prizren

Një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova” më saktësisht në segmentin Suharekë-Prizren.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 18:00, raporton IndeksOnline.
Në pamjet e siguruara shihet tymi i zi që del nga makina, pjesa e përparme e së cilës është pothuajse e tëra e djegur.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, njëjtë sikurse nuk dihet nëse ka të lënduar.
Udhëtarë të rastësishëm janë ndalur për të ofruar ndihmë.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: