Digjet një veturë në Pejë, qytetari mundohet ta shuaj zjarrin
Një veturë është përfshirë nga zjarri para pak çastesh në Pejë, përkatësisht afër shkollës së mesme ekonomike.
Një dëshmitar për Indeksonline ka thënë se qytetarët kanë intervenuar mirëpo nuk kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Siç shihet në këto pamje, një qytetarë mundohet ta fikë zjarrin që ka përfshirë veturën.

Nuk dihen shkaqet që kjo veturë është përfshirë në zjarr. /Indeksonline/

