75 Mall Live Search
21:09 / E Hënë, 10 Tetor 2022 / AR

Digjet një veturë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes

Është përfshirë nga zjarri një veturë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Në videon e siguruar nga Indeksonline shihet se zjarri ka filluar në pjesën e përparme të veturës.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo njoftoi se nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e Mitrovicë-Prishtinë, ku është djegur një veturë, e cila ishte në lëvizje. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”.