Digjet një veturë në rrugën Prizren-Prishtinë, zjarri shpërndahet edhe në tokat buzë autostradës

Një veturë është përfshirë nga zjarri në aksin Prizren-Prishtinë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate, raporton Indeksonline.
Nga zjarri i madh në veturë, flakët janë përhapur edhe përreth tokave të thata që gjenden buzë rrugës.
Burimet fillestare të Indeksonline bëjnë me dije se pasagjerët e përfshirë në aksident kanë pësuar lëndime trupore.
Akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit, teksa rruga ka qenë pothuajse e pakalueshme deri në arritjen e njësiteve relevante të policisë dhe atyre të ndihmës së parë.
Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes: