75 Mall Live Search
09:15 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / mp

Digjet një veturë në Prishtinë

Policia njofton se dje në Prishtinë është djegur një veturë e tipit “Toyota”.

Në raport thuhet se rasti po hetohet.

“ZJARRVËNIE- Prishtinë / 15.06.2025 – 23:00.  Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë vërejtur se është duke u djegur një veturë e tipit Toyota me targa vendore-pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin. Lidhur me rastin, është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”