Digjet një veturë te “Bill Clinton-i” në Prishtinë

Një veturë është djegur në lagjen Dardania në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se nuk është lënduar asnjë person nga ky incident.
“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë ku është djegur një veturë. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Tutje, ajo tha se me rastin po merret njësiti nga stacioni Jugu në Prishtinë.