75 Mall Live Search
08:55 / E Enjte, 18 Janar 2024 / MSH

Digjet një vilë malore në Kaçanik

Një vilë malore në qytetin e Kaçanikut është përfshirë dje nga zjarri.

Lajmin e ka bërë të ditur policia, raporton Indeksonline.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 16:55, teksa është raportuar nga një person, mashkull kosovar.

Raportohet se si pasojë e zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Megjithatë, nuk raportohet të ketë viktima e as të lënduar.

Rasti i iniciuar si “Incident zjarri” është duke u hetuar nga njësitet relevante./Indeksonline/