Digjet një vilë në Podujevë

Një vilë e pabanuar është përfshirë nga zjarri dje në Podujevë.
Rastin në polici e ka lajmëruar pronari i vilës.
Ai ka deklaruar se zjarri është përhapur në rrethana të panjohura, raporton Indeksonline.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë dhe zjarrfikësve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime” bën të ditur policia./Indeksonline/