Digjet objekti i bashkësisë lokale në Shkabaj

Objekti i bashkësisë lokale të fshatit Shkabaj është përfshirë mbrëmë nga flakët.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 21:50.
Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.
“Përveç dëmeve materiale të shkaktuara në objekt, nuk raportohet për të lënduar” thuhet në njoftimin e policisë.
Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë të ditura.