10:01 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Digjet objekti i ‘Elkos’, flasin nga policia

IndeksOnline para pak çastesh raportoj objekti i ‘Elkos’, në Pejë ishte përfshirë nga zjarri.

Policia e Pejës e ka konfirmuar se zjarri ka ndodhur në depo prapa kompanisë

 “Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Në vend ngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Ende asgjë nuk dimë nëse ka persona të lënduar”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi./IndeksOnline/