75 Mall Live Search
09:26 / E Martë, 14 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Digjet objekti i Gjimnazit, deputeti i Vetëvendosjes: Të zbulohet urdhër dhënësi i këtij krimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar pasi është djegur objekti i Gjimnazit të parë të Ferizajt.

“Krimi i organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt”, ka shkruar Haliti, i cili ka theksuar se kjo është hera e katërt ose e pestë që i vihet flaka objektit të mbrojtur të trashëgimisë kulturore, ish Gjimnazit të parë shqiptar, Ismail Qemali në Ferizaj.

“Ftoj organet e rendit që ta hetojnë dhe të zbulohet urdhër dhënësi i këtij krimi. Turp”, ka shkruar ai.