75 Mall Live Search
20:34 / E Diele, 18 Korrik 2021 / AR

Digjet ora e rrymës në një shtëpi në Drenas, deklarohet Policia

Sot rreth orës 18:00 në një shtëpi në fshatin Abri e Epërme të Drenasit është kapluar nga zjarri ora e rrymës.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai u shpreh se Policia bashkë me Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin, por që nga rasti nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 18:00, është pranuar informata për zjarr në orën e rrymës së një shtëpie në fshatin Abri e Epërme në Drenas. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin në atë pjesë. Nuk raportohet për të lënduar”, tha Borovci./Indeksonline/