75 Mall Live Search
19:44 / E Shtunë, 12 Mars 2022 / MSH

Digjet rimorkio e kamionit në rrugën Malishevë-Suharekë

Rimorkio e një kamioni ka marrë flakë në autostradën “Ibrahim Rugova” në aksin Malishevë-Suharekë.

Në videon e siguruar nga Indeksonline shihet se rimorkio është përfshirë nga zjarri.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe njësitet e zjarrfikësve.

Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar dhe sa dëm është shkaktuar nga ky zjarr./Indeksonline/