07:51 / E Martë, 14 Mars 2023 / AR

Digjet sërish “Gjimnazi i Vjetër” në Ferizaj, pamje nga vendngjarja

Është përfshirë nga flakët “Gjimnazi i Vjetër” në Komunën e Ferizajt.

Zjarri ka filluar rreth orës 04:30 derisa Zjarrfikësit kanë intervenuar menjëherë.

“Gjimnazi i Vjetër” është objekt i trashëgimisë kulturore.

Siç thonë burimet e Indeksonline, dje kanë filluar punimet për restaurim dhe kjo nuk është hera e parë që digjet ky objekt.

Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës në policinë e Ferizajt.

“Sot rreth orës 04:25 është raportu një incident zjarri në një shkollë që nuk është funksionale, rruga “Ramadan Rexhepi”, policia e zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar”, tha Veseli.

Më poshtë pamjet: