75 Mall Live Search
09:34 / E Premte, 09 Shkurt 2024 / k.v

Digjet shtalla e bagëtive në Hodonoc, dëmi rreth 6 mijë euro

Një person ka njoftuar në polici se i është përfshi nga zjarri shtalla e bagëtive në Hodonoc të Gjilanit.

Njësitet relevante policore së bashku me zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të fikin zjarrin.

Sipas viktimës vlera e dëmit arrin shumën rreth gjashtë mijë eurove, transmeton IndeksOnline.

Ankuesi deklaron se prona të cilën e ka pasur në shfrytëzim nuk është e tij dhe i njëjti nuk dyshon në askënd megjithatë rasti mbetet nën hetime./IndeksOnline/