Digjet shtëpia afër Ferizajt, pronari dyshon se zjarri është vënë qëllimshëm

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri të enjten rreth orës 19:00 në fshatin Cërnillë të Ferizajt, transmeton IndeksOnline.
Policia ka njoftuar se hetimet në lidhje me rastin po vazhdojnë pasi që ankuesi pretendon se zjarri është vënë qëllimshëm nga një person i dyshuar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se shtëpia e tij e cila është e pabanuar, është përfshirë nga zjarri. Dyshohet se zjarri është vënë nga një i dyshuar mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/