75 Mall Live Search
22:47 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Digjet shtëpia në Gjakovë, lëndohet një person

Pak më parë Indeksonline raportoi se një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Gjakovë.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga komandanti i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj.

Si pasojë e këtij zjarri që përfshiu një shtëpi lëndime trupore mori një person.

“Po e konfirmoj se është djeg një shtëpi e vjetër e pabanuar dhe është lënduar një person, por jashtë rrezikut për jetë” ,tha Gjokaj për Indeksonline.

Ai theksoi se zjarri tashmë është lokalizuar nga ekipet e zjarrfikësve./Indeksonline/