Digjet shtëpia në Malishevë, lëndohen dy persona
Gjatë ditës së djeshme një person ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë një dhomë e shtëpisë.
Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj.
Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/