75 Mall Live Search
09:34 / E Premte, 23 Shkurt 2024 / L K

Digjet një shtëpi në Suharekë, kryetari ka një thirrje për të gjithë

Shtëpia e Zenel Lumit në Bllacë, është djegur si rezultat i energjisë elektrike. Në vendin e ngjarje ka dalur edhe kryetari i komunës, Bali Muharremaj. I pari i Suharekës ka premtuar angazhim institucional për të ndihmuar familjen.

Ndër të tjera, Muharremaj ka kërkuar nga humanistët që të ndihmojnë pronarin e shtëpisë për rindërtimin e saj.

“E vizitova familjen dhe së afërmi u njoftova me rastin.
Dëmet janë vetëm materiale, andaj ne do të bëjmë përpjeke e angazhim institucional sipas mundësive.
Poashtu kërkoj nga njerëzit e vullnetit të mirë dhe humanistët, sipas mundësive të ndihmojnë” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/